NE JEMI TË PËRKUSHTUAR NDAJ PRIVATËSISË SUAJ
Ne e kuptojmë se informacioni rreth jush dhe shëndetit tuaj është tepër personal. Ne përpiqemi t’ua mbrojmë privatësinë pacientëve tanë. Neve na kërkohet me ligj të
ruajmë privatësinë e informacioneve të mbrojtura shëndetësore (“PHI”) të pacientëve tanë. Neve na kërkohet gjithashtu të japim njoftim mbi detyrat tona ligjore dhe
praktikat e privatësisë në lidhje me PHI-në, si dhe t’u përmbahemi kushteve të Praktikave për Njoftimin e Privatësisë që janë aktualisht në fuqi. Ne ruajmë të drejtën
të ndryshojmë kushtet e këtij Njoftimi dhe të vëmë në fuqi një njoftim të ri për të gjitha PHI-të e mbajtura nga ne.
PËR KË ËSHTË KY NJOFTIM
Kushtet e këtij Njoftimi janë për Penn Medicine, që përbëhet nga Perelman School of Medicine në Universitetin e Pensilvanisë dhe University of Pennsylvania Health System, si dhe filialet dhe degët e veta, ku përfshihen jo vetëm këto në vijim: Spitali
Universitetar i Pensilvanisë, Pennsylvania Hospital, Penn Presbyterian Medical Center, Chester County Hospital, Lancaster General Health, Lancaster General Hospital, Lancaster General Medical Group, The Heart Group of Lancaster General Health, Lancaster General Health - Columbia Center, Penn Medicine Home Health Lancaster General Health, Penn Medicine Princeton Health, Penn Medicine Princeton Health Behavioral Health, Penn Medicine Princeton Medicine Physicians, Penn Medicine Home Health Princeton Health, Penn Medicine Hospice Princeton Health, the Clinical Practices të universitetit të Pensilvanisë, Clinical Care Associates, Good Shepherd Penn Partners, Clinical Health Care Associates of New
Jersey, Presbyterian Center for Continuing Care dhe Penn Medicine at Home. Ky Njoftim është gjithashtu për mjekët, profesionistët e licencuar, punonjësit, vullnetarët dhe praktikantët që shohin dhe trajtojnë pacientë në mjedise për kujdes shëndetësor që operohen dhe zotërohen nga Penn-Medicine. Ky Njoftim nuk është për operatorët
jo të punësuar nga Penn-Medicine në zyrat e tyre mjekësore private.
Ne jemi të përkushtuar ndaj përsosmërisë në sigurimin e shërbimeve më të arrira të kujdesit shëndetësor përmes praktikës së kujdesit për pacientin, arsimit dhe kërkimeve shkencore. Më poshtë është një përshkrim i mënyrës sesi do të përdoret dhe zbulohet informacioni juaj shëndetësor për të çuar përpara këtë mision.
PËRDORIMET DHE ZBULIMET E INFORMACIONEVE TUAJA TË MBROJTURA SHËNDETËSORE QË NUK KËRKOJNË AUTORIZIM
Trajtimi. Për shembull, mjekët, infermierët dhe pjesëtarë të tjerë të personelit që
përfshihen në kujdesin tuaj do të përdorin dhe zbulojnë PHI-në tuaj për të koordinuar
kujdesin ose planifikuar një cikël trajtimi për ju.
Pagesa. Për shembull, informacionin në lidhje me procedurat dhe trajtimin tuaj mjekësor ne mund t’ia zbulojmë kompanisë suaj të sigurimeve për të organizuar
pagesën për shërbimet që ju janë ofruar.
Punët operative për kujdesin shëndetësor. Për shembull, ne mund ta zbulojmë PHI-në për mbështetje me faturimin dhe përkthyesit. Ne mund ta përdorim PHI- në tuaj për të kryer një vlerësim të trajtimit dhe shërbimeve që ofrojmë ose për të shqyrtuar përmbushjen e detyrave nga personeli. Informacionin juaj shëndetësor ne mund t’ua zbulojmë mjekëve, infermierëve, teknikëve, studentëve të mjekësisë, mjekëve stazhierë, bashkëpunëtorëve shkencorë, si dhe të tjerëve për qëllime arsimore dhe trajnimi.
Shkëmbimet e informacionit shëndetësor. Ne marrim pjesë në nisma për të mundësuar ndarjen elektronike të informacionit mbi pacientët, ku përfshihen jo vetëm shkëmbimet e informacionit shëndetësor (Health Information Exchanges - HIE-të) por dhe të tjera. HIE-të përfshijnë ndarje informacioni të koordinuar mes pjesëtarëve të HIE për qëllim trajtimi, pagese dhe punë operative të kujdesit shëndetësor. Ju mund të zgjidhni të dilni nga skema e Penn Medicine për ndarje informacioni përmes aktiviteteve të saj të HIE. Nëse dëshironi të dilni, ju lutemi flisni me një nga punonjësit e shërbimit për pacientë/klientë ose kontaktoni Penn Medicine Privacy Office siç përshkruhet më poshtë. Informacion i mëtejshëm rreth HIE-ve gjendet nëpërmjet faqes së opsioneve për privatësinë e pacientëve në uebsajtin e Penn
https://www.pennmedicine.org/patient-resources/policies/patient-privacy-options.
Direktoria e ambienteve tona. Ne e përdorim informacionin për të mbajtur një direktori të pacientëve të shtruar kur renditen emri, numri i dhomës, gjendja e
përgjithshme dhe, nëse dëshironi, përkatësia juaj fetare. Përveçse kur zgjidhni të përjashtoni informacionin nga kjo direktori, informacioni, duke lënë jashtë përkatësinë fetare, mund t’i zbulohet kujtdo që e kërkon duke pyetur për ju me anë të emrit. Ky informacion, duke përfshirë përkatësinë fetare, mund t’u jepet edhe pjesëtarëve të klerit, edhe nëse ata nuk pyesin për emrin tuaj. Nëse dëshironi që t’ju përjashtohet informacioni nga kjo direktori, ju lutemi kontaktoni me punonjësi ne të shërbimeve për pacientë/klientë.
Personave të përshirë në kujdesin për ju. Për sa kohë që nuk keni kundërshtim, ne mundemi që, në bazë të gjykimit tonë profesional, t’ia zbulojmë PHI-në tuaj një pjesëtari të familjes ose personi tjetër nëse përfshihen në kujdesin tuaj apo paguajnë për kujdesin tuaj. Po ashtu, ne mund t’i zbulojmë PHI të kufizuar edhe një zyre të autorizuar për të asistuar në përpjekje ndihmash në raste katastrofash, me qëllime të koordinimit të njoftimit të dikujt me përgjegjësi për kujdesin tuaj mbi gjendjen dhe vendndodhjen tuaj.
Mbledhja e fondeve. Ne mund t’ju kontaktojmë ndonjëherë për të dhuruar në emrin tonë në një përpjekje për mbledhje fondesh. Nëse dëshironi të dilni nga skema e
marrjes së këtyre komunikimeve, ju lutem vizitoni:
http://www.pennmedicine.org/fundraising-opt-out.
Komunikimi me ju. Ne do ta përdorim PHI-në tuaj për të komunikuar me ju rreth një sërë temash me rëndësi, ku përfshihen informacioni rreth takimeve, kujdesit tuaj, opsionet e trajtimit dhe shërbime të tjera lidhur me shëndetin, pagesa për kujdesin tuaj dhe mundësitë për pjesëmarrje në kërkime shkencore, me kusht që kuadri i këtyre kërkimeve të jetë miratuar nga Bordi Shqyrtues Institucional (IRNB) i Universitetit të Pensilvanisë dhe/ose IRB e Regjistrimit, shikoni pjesën e kërkimeve shkencore më poshtë.
Ne ju nxisim të regjistroheni te portali ynë për pacientë, që të dërgoni dhe merrni komunikime në mënyrë të volitshme dhe të sigurt dhe për të ndarë preferencat tuaja
sesi t’ju kontaktojmë. Portali për pacientë është www.MyPennMedicine.org ose për LGH, www.MyLGHealth.org.
Ne mund t’ju kontaktojmë edhe me anë të emailit, numrit të telefonit ose adresës që jepni, duke përfshirë SMS-të, për këto komunikime. Nëse informacioni juaj i kontaktit ndryshon, është me rëndësi që të na vini në dijeni. SMS-të dhe posta elektronike nuk janë 100% të sigurta. Sa u përket SMS-ve, ju lutem vini re se mund të faturohen tarifa për mesazhet dhe internetin celular dhe do të keni mundësi të dilni nga skema.
Kërkimet. Ne mund t’jua përdorim dhe zbulojmë PHI-në sikurse lejohet nga ligjet në fuqi për kërkime shkencore. Kjo mbetet nën autorizimin tuaj dhe/ose mbikëqyrjes
nga një IRB të Universitetit të Pensilvanisë, komiteteve në ngarkim të mbrojtjes së të drejtave të privatësisë dhe sigurisë së kërkimeve me subjekt njerëzor.
Si qendër mjekësore akademike, Penn Medicine mbështet punën kërkimore dhe mund t’ju kontaktojë për t’ju ftuar të merrni pjesë në veprimtari të caktuara kërkimore. Nëse nuk dëshironi të kontaktoheni për qëllime punësh kërkimore, ju lutemi thuajani punonjësit të shërbimit për pacientë/klientë ose për LGH-në, ju lutemi kontaktoni me LG Health Research Institute. Në rast të tillë, ne do të bëjmë
përpjekje të arsyeshme për parandalimin e këtij kontaktimi lidhur me kërkime. Kini parasysh se Penn Medicine mund të vazhdojë t’jua përdorë PHI- në për qëllime kërkimore siç përshkruhet më lart dhe operatorët e kujdesit mund ta diskutojnë punën kërkimore me ju.
Bashkëpunëtorët në biznes. Nganjëherë, neve na duhet t’ua zbulojmë PHI-në tuaj personave ose organizatave jashtë Penn Medicine që na ndihmojnë me aktivitetet
tona të pagesave/faturimeve dhe me punët operative të kujdesit shëndetësor. Ne u kërkojmë këtyre bashkëpunëtorëve në biznes, si dhe nënkontraktuesve të tyre, ta ruajnë si duhet PHI-në tuaj.
Përdorimet dhe zbulimet e tjera. Neve mund të na lejohet apo kërkohet me ligj të bëjmë të tjera përdorime dhe zbulime të caktuara të PHI-së suaj pa autorizimin tuaj.
Në varësi të kushteve të cilësuara me ligj, ne mund ta vëmë në dispozicion PHI-në tuaj:
- për çfarëdo qëllimi të kërkuar me ligj
- për aktivitete të shëndetit publik, ku përfshihen raportimet e detyruara të sëmundjeve, dëmtimet fizike, lindjet dhe vdekjet, për hetime të detyruara për shëndetin publik, si dhe për të raportuar ngjarje të pafavorshme ose për të mundësuar kërkesa për kthim produktesh të dëmshme
agjencive qeveritare nëse dyshojnë abuzim nga të rritur ose neglizhencë ndaj fëmijëve/të moshuarve. Ne mund t’ua vëmë në dispozicion PHI-në tuaj edhe agjencive qeveritare nëse besojmë se ju jeni viktimë abuzimi, neglizhence ose
- dhune në familje
- punëdhënësit tuaj kur i kemi dhënë kontrolle mjekësore dhe kujdes shëndetësor sipas kërkesës së bërë për shëndetin dhe sigurinë në kushtet e punës
- një agjencie mbikëqyrëse qeveritare që kryen auditime, hetime, inspektime dhe funksione përkatëse mbikëqyrëse
- në emergjenca, siç është rasti i parandalimit të një kërcënimi serioz dhe eminent ndaj një personi apo publikut
- nëse kërkohet nga gjykata apo një urdhëresë administrative, fletëthirrje për gjyq ose kërkesë për zbardhje
- për qëllime përmbaruese ligjore, ku përshihen zyrtarë përmbarimi, për të identifikuar apo gjetur të dyshuar, të arratisur apo dëshmitarë ose viktima të krimeve
- për mjekë ligjorë, ekzaminues mjekësorë dhe/ose drejtues funeralesh
- nëse është e nevojshme për të organizuar dhurim organesh apo indesh ose transplante
- për aktivitete të sigurisë kombëtare, shërbimeve informative sekrete ose shërbimeve mbrojtëse
- për qëllime të lidhura me përfitimet dëmshpërblyese për punonjësit
PËRDORIMET DHE ZBULIMET E INFORMACIONEVE TUAJA TË MBROJTURA SHËNDETËSORE BAZUAR NË AUTORIZIM TË NËNSHKRUAR
Përveç rasteve siç është parashtruar më lart, ne nuk do ta përdorim apo zbulojmë PHI-në tuaj për asnjë qëllim tjetër, përveçse kur keni nënshkruar një formular që autorizon përdorimin apo zbulimin. Ju mund ta tërhiqni një autorizim me shkrim, përveç rastit kur i jemi bazuar atij formulari.
Në disa situata, një formular i nënshkruar autorizues kërkohet për përdorim dhe zbulim të PHI-së suaj, ku përfshihen:
- përdorime dhe zbulime shënimesh psikoanalitike
- përdorime dhe zbulime për qëllime marketingu
- zbulime që përbëjnë shitje të PHI-së
- përdorime dhe zbulime për protokolle të caktuara kërkimore
- siç kërkohet nga ligji mbi privatësinë. Konfidencialiteti i regjistrave për çrregullime nga përdorimi i narkotikëve dhe trajtimit të shëndetit mendor, si dhe i informacionit të lidhur me HIV-in të mbajtura nga ne mbrohet konkretisht nga ligjet dhe rregulloret shtetërore dhe/ose federale. Në përgjithësi, ne nuk mund ta zbulojmë këtë informacion përveçse kur ju jepni miratim me shkrim ose zbulimi lejohet me urdhër gjykate ose në rrethana të kufizuara dhe të tjera të rregulluara.
TË DREJTAT TUAJA
Aksesi në PHI-në tuaj. Në përgjithësi, ju keni të drejtën e aksesit dhe inspektimit të kopjeve në letër ose elektronike të PHI-ve të caktuara që ne ruajmë rreth jush. Ju mund të keni akses falas të menjëhershëm të shumicës së informacionit tuaj shëndetësor duke përdorur portalin për pacientë, që është www.MyPennMedicine.org ose, për LGH-në, www.MyLGHealth.org. Ju mund të keni akses në informacionin tuaj edhe përmes Departamentit për Menaxhim të Informacionit Shëndetësor, që mund ta kontaktoni në HIMRequests@uphs.upenn.edu. Në përputhje me tarifat e caktuara sipas ligjit federal dhe shtetëror, ne mund t’ju faturojmë për kopje të kartelave mjekësore.
Ndryshimet në PHI-në tuaj. Ju mund të kërkoni ndreqje ose ndryshime, në PHI të caktuara që mbajmë rreth jush që mendoni se mund të jenë të pasakta ose të paplota. Të gjitha kërkesat për ndryshime duhet të bëhen me shkrim, të nënshkruhen nga ju ose përfaqësuesi juaj dhe të shprehin arsyen për kërkesën. Nëse ne vendosim të bëjmë
një ndryshim, ne mund të njoftojmë edhe të tjerët që kanë kopje të informacionit për këtë ndryshim. Ju lutemi vini re se edhe nëse ne jua pranojmë kërkesën, ne mund që të mos e fshijmë informacionin tashmë të dokumentuar në rekordet tuaja mjekësore
Llogaritjet për zbulimet e PHI-së suaj. Në përputhje me ligjet në fuqi, mund të kërkoni për llogaritje të disa zbulimeve të bëra nga ne të PHI-së suaj. Kërkesa duhet
të bëhet me shkrim dhe të nënshkruhet nga ju ose përfaqësuesi juaj. Këtu nuk përfshihen zbulimet e bëra për qëllime trajtimi, pagese ose punë operative për kujdesin shëndetësor ose për raste të caktuara përjashtimesh të kufizuara. Një llogaritje do të përfshijë zbulime të bëra në gjashtë vitet para datës së kërkesës.
Kufizimet ndaluese në përdorimin dhe zbulimin e PHI-së suaj. Ju mund të na kërkoni kufizime ndaluese në përdorime dhe zbulime të caktuara të PHI-së suaj për trajtime, pagesë ose punë operative për kujdesin shëndetësor. Ne nuk jemi të detyruar të biem dakord, por do të bëjmë përpjekje të plotësojmë kërkesa të arsyeshme kur është e mundur.
Kufizimet ndaluese në zbulimet e planeve shëndetësore. Ju mund të kërkoni për kufizim ndalues në zbulime të caktuara të PHI-së të planit shëndetësor. Ne jemi të detyruar t’u përmbahemi kërkesave të tilla vetëm kur shërbimet e varura nga kërkesa të jenë paguar plotësisht. Kërkesa të tilla duhet të bëhen me shkrim dhe të identifikojnë shërbimet me të cilat kanë të bëjnë këto kufizime
Komunikimet konfidenciale. Ju mund të bëni kërkesë që të komunikojnë me ju përmes rrugëve apo vendndodhjeve alternative dhe ne do të plotësojmë kërkesa të arsyeshme. Kërkesën për këtë komunikim konfidencial duhet t’ia bëni me shkrim secilit departament të cilin dëshironi që ta plotësojë kërkesën.
Njoftim për shkelje. Ne jemi të detyruar t’ju njoftojmë me shkrim për çfarëdo shkeljeje në PHI-në tuaj të pasiguruar pa vonesa të paarsyeshme dhe jo më vonë se 60 ditë nga dita kur e kemi vënë re shkeljen.
Kopje në letër e Njoftimit. Ju mund të merrni një kopje në letër të këtij Njoftimi, edhe nëse bini dakord që të merrni një kopje elektronike.
INFORMACIONE SHTESË
Ankesat. Nëse besoni se ju janë shkelur të drejtat e privatësisë, mund të paraqisni një ankesë te Penn Medicine Chief Privacy Officer, Office of Audit, Compliance & Privacy, St. Leonard’s Court, 3819 Chestnut Street, Suite 214, Philadelphia, PA l9l04.
Ju mund t’i paraqisni ankesë edhe Sekretarit të Shtetit të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së në Uashington DC.
Ju duhet bërë ankesë me shkrim dhe ajo nuk do të ndikojë në kurrfarë mënyre në cilësinë e kujdesit që ju ofrojmë.
Për informacion të mëtejshëm. Nëse keni ndonjë pyetje rreth këtij Njoftimi ose kërkesa për privatësinë, ju lutemi kontaktoni me Penn Medicine Privacy Office në 215-573-4492 ose privacy@uphs.upenn.edu.
Data e hyrjes në fuqi. Ky Njoftim për praktikat e privatësisë hyn në fuqi më 1 korrik 2021.